Mbretëresha ime, mbaje kokën lart!” Marina prek zemrat me mesazhin e fortë për Eli Farën
Në një periudhë aspak të lehtë për këngëtaren e njohur Eli Fara, vajza e saj, Marina, ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë publikisht përmes një mesazhi plot dashuri dhe mbështetje. Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të përbashkët me ...


Në një periudhë aspak të lehtë për këngëtaren e njohur Eli Fara, vajza e saj, Marina, ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë publikisht përmes një mesazhi plot dashuri dhe mbështetje.
Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të përbashkët me të ëmën, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë domethënëse.
“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime dhe kurorën drejt”, ka shkruar ajo, duke shtuar më pas: “Mbretëresha ime e bukur”! Ky dedikim vjen pas zhvillimeve të bujshme që përfshinë këngëtaren, pas publikimit në internet të materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.
Eli Fara, e cila dha dëshminë e saj edhe në polici, reagoi publikisht duke deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve. Në një qëndrim të gjatë, ajo theksoi se ndihej e lënduar nga cenimi i privatësisë, por nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar.
“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”, ishte një nga deklaratat më të forta të artistes, e cila kërkoi ndalimin e shpërndarjes së materialeve dhe bëri të ditur se çështjen do t’ia linte drejtësisë.
Marina kishte tërhequr vëmendje edhe më herët me një postim për besimin te Zoti në momentet e vështira, ndonëse atëherë nuk e kishte lidhur drejtpërdrejt me situatën e nënës së saj.
Këtë herë, megjithatë, mesazhi është i qartë dhe i drejtohet vetë Eli Farës. Me vetëm pak fjalë, Marina i kujton nënës së saj se, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, për të ajo mbetet mbretëresha e saj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.