Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot e deri më 15 gusht rruga “Qamil Hoxha”, do të jetë e mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit. Komuna ka kërkuar nga qytetarët dhe pjesëm...


Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot e deri më 15 gusht rruga “Qamil Hoxha”, do të jetë e mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se nga data 11 deri më 15 gusht 2026, rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
