Mbyllja e rrugës “Luan Haradinaj”, devijohen disa linja të transportit publik në Prishtinë

Disa linja të transportit publik urban në Prishtinë do të devijohen sot nga ora 14:00, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. Sipas njoftimit, linjat 4, 3B dhe 10 do të devijohen përkohësisht nëpë...

tetor 1, 2026 - 14:00
Mbyllja e rrugës “Luan Haradinaj”, devijohen disa linja të transportit publik në Prishtinë
trafiku-urban-njofton-per-devijim-te-perkohshem-te-linjave-te-autobuseve

trafiku-urban-njofton-per-devijim-te-perkohshem-te-linjave-te-autobuseve

Disa linja të transportit publik urban në Prishtinë do të devijohen sot nga ora 14:00, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, linjat 4, 3B dhe 10 do të devijohen përkohësisht nëpër rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa linja 6 do të qarkullojë nëpër rrugët UÇK – Tirana – Garibaldi – Ukshin Hoti.

Ndryshimet në qarkullim do të jenë në fuqi nga ora 14:00 deri në njoftimin e radhës.

Komuna ka paralajmëruar se, për shkak të marshit dhe ndryshimeve të përkohshme në qarkullim, mund të ketë edhe vonesa në transportin publik urban.

Qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim për këto ndryshime të përkohshme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.