Me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, privohet nga liria 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar motoçikletën me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ës...

tetor 16, 2026 - 23:00
Me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, privohet nga liria 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar motoçikletën me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është regjistruar dje, rreth orës 16:20, nga njësiti mobil policor për sigurinë në komunikacion. I riu drejtonte një motoçikletë të markës “Yamaha” me targa të Gostivarit.

Ai dyshohet për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, ndërsa ndaj tij do të vazhdojë procedura përkatëse ligjore.

Flaka

The post Me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, privohet nga liria 27-vjeçari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.