Me motoçikletë doli nga rruga dhe në vend e humbi jetën
Aksident në rrugën Mexhitli–Manastir Në rrugën rajonale Mexhitli–Staravinë, dje pasdite, personi me iniciale 42-vjeçari D.J. nga fshati Novaci, Manastir, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë...
Aksident në rrugën Mexhitli–Manastir
Në rrugën rajonale Mexhitli–Staravinë, dje pasdite, personi me iniciale 42-vjeçari D.J. nga fshati Novaci, Manastir, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, D.J. ka humbur jetën në vendngjarje. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa një ekip i Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Manastir ka kryer ekspertizën në vendin e aksidentit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.