Me përpjekje mbinjerëzore, shuhet zjarri pranë Dibrës

U përfshinë nga flakët pylli me dushqe dhe sipërfaqe me bar të thatë – zjarrfikësit dyshojnë se zjarri ishte i qëllimshëm Pas disa orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e Dibrës pak para mesnatës arritën të shuajnë zjarrin që shpërtheu mbi qy...

gusht 30, 2026 - 13:00
Me përpjekje mbinjerëzore, shuhet zjarri pranë Dibrës

U përfshinë nga flakët pylli me dushqe dhe sipërfaqe me bar të thatë – zjarrfikësit dyshojnë se zjarri ishte i qëllimshëm

Pas disa orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e Dibrës pak para mesnatës arritën të shuajnë zjarrin që shpërtheu mbi qytet, në territorin e fshatit Tatar Elevci.

“Me përpjekje mbinjerëzore arritëm ta shuajmë zjarrin e madh që përfshiu një sipërfaqe nën fshatin Tatar Elevci, mbi vetë qytetin. Jemi të bindur se zjarri ishte i qëllimshëm”, deklaroi për MIA-n Xhetan Miftaroski, komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve.

Zjarri përfshiu një terren të vështirë për t’u aksesuar, ku u dogjën pyll me dushqe dhe bimësi e ulët, si dhe sipërfaqe me bar të thatë.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, flakët u vunë nën kontroll dhe zjarri u shua para se të shkaktonte pasoja më të mëdha.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.