Me prezantimin e dëshmive të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan
Në sallën e gjykatës në “Idrizovë” pranë Gjykatës themelore penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duh...
Në sallën e gjykatës në “Idrizovë” pranë Gjykatës themelore penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e dëshmive nga mbrojtja.
Në seancën e kaluar dëshmoi eksperti dhe këshilltari teknik nga fusha e ndërtimtarisë, Petre Rusevski, i propozuar nga i akuzuari i parë Dejan Jovanov, pronar i diskotekës, i cili deklaroi se qiramarrësi i hapësirës nuk ka ndërmarrë aktivitete ndërtimroe që mund të kualifikohen so rikonstruktim i objektit, por ka kryer ndërhyrje ndërtimroe-zejtare dhe rregullim eneterieri për nevojat e veprimtarisë.
Ndaj kësaj deklarate reaguan prindërit e viktimave, dukee quajtur të akuzuarin e parë se është vrasës, pas çka gjykata kërkoi disa nga prindërit të largohen nga salla.
Paraprakisht përfundoi prezantimi i dëshmive të Prokurorisë publike. U prezantuan 1.390 dëshmi materiale dhe u dëgjuan 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë. Mbrojtja, siç është paralajmëruar, ka propozuar 244 dëshmitarë.
Rastin e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson ekipi prej 15 prokurorëve publikë.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars të vitit 2025 gjatë koncertit të grupit DNK jetën e humbën 63 perosna, ndërsa mbi8 200 u lënduan. Kjo është ndër tragjeditë më të rënda në historinë më të re të vendit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.