Më shtrenjtë se në Gjermani, mërgimtarët të habitur me çmimet e larta në Maqedoni
Çmimet e larta po i habisin mërgimtarët. Produktet elementare dhe të domosdoshme për një familje shpeshë janë më të shtrenjta se në Gjermani. Një litër vaj në atje kushton 1.45 euro, ndërsa ku ka lirime mund ta blesh me 1,25 euro. I njëjti produkt në Maqedoni kushton 1.50 euro. Ky është vetëm një shembull, por […] The post Më shtrenjtë se në Gjermani, mërgimtarët të habitur me çmimet e larta në Maqedoni appeared first on InfoShqip.com.
Çmimet e larta po i habisin mërgimtarët. Produktet elementare dhe të domosdoshme për një familje shpeshë janë më të shtrenjta se në Gjermani.
Një litër vaj në atje kushton 1.45 euro, ndërsa ku ka lirime mund ta blesh me 1,25 euro. I njëjti produkt në Maqedoni kushton 1.50 euro. Ky është vetëm një shembull, por produkte tjera të konsumit të përditshëm janë shumë më lirë në Gjermani. Absurdi është se rrogat një Gjermani janë katër herë më të larta se në Gjermani.
Rroga bruto mesate vjetore në Gjermani është rreth 50 mijë euro, afërsisht 4000 euro bruto në muaj, ndërsa neto 2500-2800. Ndërsa në Maqedoni rroga mesatare është 42 mijë denarë. Bazuar në këto të ardhura çmimet në vendin tonë duhet të jenë 4 herë më të lira.
Qeveria e Maqedonisë ka marrë masa që gjatë festave të fundvitit të ketë ulje të çmimeve për 10 për qind, por si duket edhe kjo masë nuk është respektuar nga pronarët e marketeve.
Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur i zhgënjyer dhe i zemëruar që tregtarët mashtruan Qeverinë dhe qytetarët me “Shportën e Vitit të Ri”. Ai tha se nëse nuk ka ulje të çmimeve do të ketë gjoba.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar inspektime të jashtëzakonshme në marketet e vendit, pas rritjeve të çmimeve të disa produkteve ushqimore bazë.
Gjatë një konference për shtyp, Durmishi theksoi se disa tregtarë po kompensojnë uljet e çmimeve në kuadër të aksionit “Shporta e Vitit të Ri” me rritje të çmimeve të produkteve të tjera bazë si buka, vaji dhe qumështi.
The post Më shtrenjtë se në Gjermani, mërgimtarët të habitur me çmimet e larta në Maqedoni appeared first on InfoShqip.com.