Me trimer për kositje shkaktoi zjarr

U arrestua një banor i Makedonski Brodit Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shua nga një ekip i NP-së „Pyjet Kombëtare“ dhe banorët lokalë. Nëpunësit policorë nga DPB-ja Makedonski Brod, pardje arrestuan M.T. (38) nga Makedonski Bro...

shtator 7, 2026 - 11:30
Me trimer për kositje shkaktoi zjarr

U arrestua një banor i Makedonski Brodit Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shua nga një ekip i NP-së „Pyjet Kombëtare“ dhe banorët lokalë. Nëpunësit policorë nga DPB-ja Makedonski Brod, pardje arrestuan M.T. (38) nga Makedonski Brodi, duke vepruar pas një denoncimi se më 05.09.2026, rreth orës 10:00, kishte shkaktuar zjarr në fshatin Breznicë të Makedonski Brodit. Sipas denoncimit, nga shkëndijat e një trimëri me benzinë për kositje, pranë shtëpisë së tij në fshatin Breznicë, kishte shpërthyer zjarr, i cili ishte përhapur drejt pronave fqinje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shua nga një ekip i NP-së „Pyjet Kombëtare“ dhe banorët lokalë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë kallëzim përkatës, njofton MPB-ja.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.