Mediat online në kornizë ligjore, propozimi kalon në qeveri
Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe The post Mediat online në kornizë ligjore, propozimi kalon në qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat online në kornizë ligjore.
“Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat online të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.
The post Mediat online në kornizë ligjore, propozimi kalon në qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .