Mediat serbe për incidentin në Kuvendin e Kosovës, Gjuriq: Time Kadrijaj tregoi guxim dhe dinjitet“

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka marrë vëmendje edhe në mediat serbe. Gazeta serbe “Blic” e ka vendosur incide...

gusht 9, 2026 - 15:00
Mediat serbe për incidentin në Kuvendin e Kosovës, Gjuriq: Time Kadrijaj tregoi guxim dhe dinjitet“

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka marrë vëmendje edhe në mediat serbe.

Gazeta serbe “Blic” e ka vendosur incidentin në ballinë, duke e cilësuar si një ngjarje të pazakontë në Kuvend. Në titull shkruan se “Time Kadrijaj gjuan Albin Kurtin me vezë”, ndërsa incidenti përshkruhet si moment që shkaktoi ndërprerjen e seancës.

Më tej, Blic ka publikuar edhe reagimin e ministrit të Jashtëm serb, Marko Đurić, i cili e ka vlerësuar veprimin e deputetes.

“Time Kadrijaj ka treguar guxim dhe dinjitet”, citohet të ketë thënë Gjuriq, duke shtuar se me këtë veprim ajo, sipas tij, “mbron të vërtetën dhe nderin e popullit të saj”.

Incidenti është komentuar me tone të veçanta nga mediat serbe, të cilat i kanë dhënë hapësirë të madhe veprimit të deputetes shqiptare dhe reagimit të zyrtarëve serbë./Presheva.com


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.