Mega-aksioni “Pastruesi”: Mbi 5.600 të arrestuar, goditen droga dhe krimi i dhunshëm

Mbi 5.600 persona janë privuar nga liria në kuadër të operacionit policor “Pastruesi”, të cilin MPB-ja e zhvillon në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut që nga shtatori i vitit 2024. Sipas MPB-së, deri tani janë kontrolluar dhe iden...

tetor 5, 2026 - 16:30
Mega-aksioni “Pastruesi”: Mbi 5.600 të arrestuar, goditen droga dhe krimi i dhunshëm

Mbi 5.600 persona janë privuar nga liria në kuadër të operacionit policor “Pastruesi”, të cilin MPB-ja e zhvillon në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut që nga shtatori i vitit 2024.
Sipas MPB-së, deri tani janë kontrolluar dhe identifikuar 74.229 persona, janë kryer 158.955 kontrolle të personave, automjeteve dhe bagazheve, si dhe 1.158 bastisje në banesa dhe objekte të tjera.
Policia ka paraqitur 1.135 kallëzime penale, prej të cilave 1.047 lidhen me trafikimin e paligjshëm të drogës dhe 88 me krimin e dhunshëm. Gjithsej 5.628 persona janë privuar nga liria.
Gjatë aksioneve janë sekuestruar marihuanë, kokainë, amfetaminë, heroinë, hashash dhe tableta MDMA, si dhe armë, para, automjete dhe telefona celularë.
Policia njofton se janë goditur edhe disa kanale ndërkombëtare të trafikimit të drogës, veçanërisht në pikat kufitare Tabanoc, Deve Bair dhe Dojran i Vjetër.
MPB paralajmëron se operacioni “Pastruesi” do të vazhdojë me kontrolle dhe aksione të intensifikuara kundër drogës, krimit të dhunshëm dhe krimit ndërkufitar.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.