Mendi Qyra zhvillon takim të jashtëzakonshëm me artistin dhe veprimtarin e njohur strugan në SHBA, Haxhi Dauti
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimeve me diasporën strugane në New Jersey dhe New York, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe mbresëlënës me artistin dhe veprimtarin ...
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimeve me diasporën strugane në New Jersey dhe New York, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe mbresëlënës me artistin dhe veprimtarin e shquar, Haxhi Dauti.
Gjatë këtij takimi, strugani i njohur dhe aktivist i palodhur i diasporës ndau me kryetarin Qyra një pjesë të çmuar të veprimtarisë së tij shumëvjeçare lobuese dhe shoqërore në SHBA.
Përmes kolazhit muzikor, arkivit të pasur në selinë e tij në New Jersey dhe fotografive tashmë historike, u evokuan kujtime nga koha e artë e veprimtarisë artistike dhe diplomatike të z. Dauti, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin shqiptar atje.
Kryetari Mendi Qyra e ka falënderuar përzemërsisht z. Haxhi Dauti për mbështetjen e vazhdueshme, rrëfimet e vlefshme dhe mbi të gjitha për mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore gjatë kësaj vizite në tokën amerikane.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.