Mendoi se i kishte mashtruar, por gëzimi i zgjati shumë shkurt,do të përgjigjet penalisht për fshehje të rreth 380 mijë eurove tatim

Administrata e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër V.R., menaxher dhe pronar i një personi juridik, si dhe kundër vetë personit juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerj...

gusht 25, 2026 - 15:30
Mendoi se i kishte mashtruar, por gëzimi i zgjati shumë shkurt,do të përgjigjet penalisht për fshehje të rreth 380 mijë eurove tatim

Administrata e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër V.R., menaxher dhe pronar i një personi juridik, si dhe kundër vetë personit juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Evazion tatimor” nga neni 279 dhe “Dëmtim ose favorizim i kreditorëve” nga neni 257 i Kodit Penal.

I kallëzuari V.R., gjatë periudhës 2019–2020, megjithëse ishte i vetëdijshëm se personi juridik ishte i paaftë për pagesa dhe se i kanosej falimentimi, me qëllim që të përfitonte pasuri në mënyrë të kundërligjshme dhe të dëmtonte kreditorët, ka zvogëluar pasurinë nga e cila kreditorët mund t’i realizonin kërkesat e tyre.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka përvetësuar 10 automjete në vlerë prej 69.719.484 denarësh, skuterë në vlerë prej 545.000 denarësh dhe mallra tregtare në vlerë prej 4.457.322 denarësh. Këto pasuri nuk ishin të evidentuara me dokumentacion përkatës dhe nuk u gjetën nga administratori i falimentimit, ndaj nuk u bënë pjesë e masës së falimentimit.

Si pasojë, kërkesat e kreditorëve në vlerë totale prej 12.069.922 denarësh, prej të cilave 1.179.059 denarë i takonin Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), mbetën tërësisht të papaguara.

Gjithashtu, V.R., gjatë periudhës 2011–2019, me vetëdije dhe me qëllim për të përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme, ka tërhequr në para të gatshme 53.872.587 denarë, të paraqitura si “shpenzime materiale dhe udhëtimi”, pa përgatitur dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës – kontrata, fatura, fletë-dërgesa, dëftesa fiskale etj. – që do të justifikonin ekonomikisht këto shpenzime në evidencat kontabël.

Sipas Policisë Financiare, këto mjete ai i ka përvetësuar për vete, ndërsa nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar 5.387.259 denarë tatim mbi fitimin dhe 5.985.244 denarë tatim mbi të ardhurat personale.

Me veprimet e kryera përmes personit juridik, V.R. ka përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme dhe ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumën totale prej 23.442.425 denarësh, ose rreth 380.000 euro, në bazë të dëmtimit të kreditorëve, tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi të ardhurat personale, njoftoi Policia Financiare.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.