Menduh Thaçi uron presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës
Urim për zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës! Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, i përcjell urimet më të përzemërta znj. Justina Shiroka Pula, me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikë...
Urim për zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës!
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, i përcjell urimet më të përzemërta znj. Justina Shiroka Pula, me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Znj. Presidente, Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës së rëndësishme shtetërore dhe besoj se mandati Juaj do t’i shërbejë forcimit të institucioneve, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.
Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj u uroj paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm.
Menduh Thaçi
Kryetar i PDSH-së
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.