Menduh Thaçi uron zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë, theksohet në komunikatë. “Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal,...
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë, theksohet në komunikatë.
“Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, i përcjell urimet më të përzemërta znj. Justina Shiroka Pula, me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Znj. Presidente, Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës së rëndësishme shtetërore dhe besoj se mandati Juaj do t’i shërbejë forcimit të institucioneve, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.
Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj u uroj paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në urimin e tij.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.