Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës, më 17 dhe 18 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius. Sip...


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës, më 17 dhe 18 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Ndërkaq, të dielën moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, por temperaturat maksimale pritet të jenë më të larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 13 deri në 17°C.
Sipas IHMK-së, era të dielën do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.