Mërgim Lushtaku e shtyn fizikisht Adnan Rrustemin në Kuvend “Largoje dorën”

Tensionet janë përshkallëzuar në Kuvend, pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është përplasur fizikisht me deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi. Incidenti ka ndodhur derisa Rrustemi po fliste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje....

gusht 12, 2026 - 14:30
Mërgim Lushtaku e shtyn fizikisht Adnan Rrustemin në Kuvend “Largoje dorën”

Tensionet janë përshkallëzuar në Kuvend, pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është përplasur fizikisht me deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi.

Incidenti ka ndodhur derisa Rrustemi po fliste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Lushtaku e ka ndërprerë duke i thënë: “Mos na shitni pallavra, o demagog.”

Pas kësaj, Rrustemi i është drejtuar Lushtakut me fjalët: “Largoje dorën.”

Përplasja ka vijuar me deklaratat e Lushtakut, i cili ka thënë: “Po boni hajgare me neve, me popull. S’osht normale kjo, me këto pallavra.”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.