Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme

Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës, përcjell tetova1 Në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës, në raundin e dytë pë...

tetor 31, 2026 - 20:01
Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme

Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës, përcjell tetova1

Në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës, në raundin e dytë përballen Arkin Jahia, kandidat i AKI-së, dhe Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE.

Me këtë rast, është publikuar edhe një mesazh emocional, ku theksohet rëndësia e mbështetjes për kandidatin shqiptar dhe mobilizimi i bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Amanet e kemi nga babai, vëllanë tonë shqiptar mos e japim kurrë”, thuhet në mesazhin e publikuar, krahas pamjeve nga ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

Ardhja e tyre shihet si një mobilizim i diasporës shqiptare për të marrë pjesë në votimin e nesërm në Komunën e Bërvenicës./tetova1.mk

 


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.