Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 3”, Meriton Mjekiqi, ka komentuar së fundmi ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Ai ka folur për ‘Prive’, ku ka theksuar se gjithçka ka ndodhur në një mënyrë natyrale dhe reale. Për sa i përket aludimeve në media lidhur me ndarjen, ai ka pohuar se ato janë “100% të […]
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 3”, Meriton Mjekiqi, ka komentuar së fundmi ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli.
Ai ka folur për ‘Prive’, ku ka theksuar se gjithçka ka ndodhur në një mënyrë natyrale dhe reale.
Për sa i përket aludimeve në media lidhur me ndarjen, ai ka pohuar se ato janë “100% të vërteta”, por ka shtuar se arsyet e ndarjes mbeten private dhe të personalizuara.
Meritoni nuk ka kursyer lavdërime për Ilnisën, duke e cilësuar atë si një grua të mrekullueshme, nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste të shquar.
“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.
Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet.
Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, tha Meritoni.