Mërseli: Trilingu Thaçi-Rama-Ahmeti, nuk e mati mire rrezikun

“Nëse ka qenë arsyetimi që, ja, jemi të hapur dhe shkojmë, e dimë pastërtinë tonë, e dimë verdiktin në fund çfarë mund të rezultojë, dhe nëse kanë qenë të hapur, nëse kjo ka qenë ajo përvëlosja e fatit të pavarësisë së Kosovës, atëherë në r...

shtator 18, 2026 - 17:30
Mërseli: Trilingu Thaçi-Rama-Ahmeti, nuk e mati mire rrezikun

“Nëse ka qenë arsyetimi që, ja, jemi të hapur dhe shkojmë, e dimë pastërtinë tonë, e dimë verdiktin në fund çfarë mund të rezultojë, dhe nëse kanë qenë të hapur, nëse kjo ka qenë ajo përvëlosja e fatit të pavarësisë së Kosovës, atëherë në rregull do të ishte. Por, sikur loja që është luajtur nga mekanizmat e propagandës serbe dhe ruse nëpërmjet formimit të kësaj gjykate, atëherë do del se vërtet kemi qenë neglizhentë dhe nuk kemi pasur, nuk këtë rast edhe Ali Ahmeti këndej dhe Edi Rama andej, edhe Hashim Thaçi, mos përmend Isa Mustafën, se nuk ka qenë ai lojtar të marrë vendime në atë kohë, nuk e kanë pa rrezikun që mund të vijë më vonë.

Pra, të vesh në tavolinë, të luajsh një lojë hazarde me fatin e Kosovës, ka qenë vështirë në atë kohë, mirëpo, presioni sipas meje edhe është dashur të rezistojnë, se në politik po nuk rezistove, e mbanë atë që ta servojnë të tjerët. Nuk di qëndrimin e Ali Ahmetit në atë kohë, nuk më kujtohet, po nëse është se ka qenë që të formohet kjo, atëherë si duket trilingu ka ekzistuar, qysh atë kohë Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Edi Rama”, ka thënë ndër të tjerë analisti politik Nebi Mërseli, gjatë intervistës për emisionin “DIALOG te LAJMI”, që realizohet tek “Lajm tv” dhe gazeta “Lajm”.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.