Merz në Kiev: Gjermania i jep Ukrainës 1 miliard euro ndihmë ushtarake
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar gjatë vizitës së tij në Kiev një paketë të re ndihme për Ukrainën, me rreth 1 miliard euro për mbrojtjen dhe 350 milionë euro për riparimin e infrastrukturës energjetike. Sipas raportimeve, Gjerm...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar gjatë vizitës së tij në Kiev një paketë të re ndihme për Ukrainën, me rreth 1 miliard euro për mbrojtjen dhe 350 milionë euro për riparimin e infrastrukturës energjetike.
Sipas raportimeve, Gjermania dhe kompanitë gjermane do të bashkëpunojnë me Ukrainën edhe për prodhimin e dronëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Kompanitë gjermane që shoqëruan kancelarin nënshkruan 14 marrëveshje me vlerë rreth 6.6 miliardë euro.
Vizita e Merzit vjen në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, ndërsa Kievi paralajmëron se do të shtojë goditjet ndaj objekteve energjetike dhe rafinerive ruse.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.