Merz paralajmëron: Po shembet ky rend botëror, Gjermania dhe Evropa përballen…
Shembja e rendit të vjetër botëror po rrezikon interesat e fuqive të mesme në Evropë, mes të cilave është edhe Gjermania, deklaroi sot në Singapor kancelari gjerman, Friedrich Merz. „Nevojitet bashkëpunim mes Evropës dhe Azisë, si dhe duhet...
Shembja e rendit të vjetër botëror po rrezikon interesat e fuqive të mesme në Evropë, mes të cilave është edhe Gjermania, deklaroi sot në Singapor kancelari gjerman, Friedrich Merz.
„Nevojitet bashkëpunim mes Evropës dhe Azisë, si dhe duhet t’i ndërlidhim marrëveshjet tregtare evropiane dhe aziatike“, theksoi Merz.
Merz nga Singapori nisi turneun katërditor nëpër Azi, qëllimi i të cilit është forcimi i partneritetit strategjik dypalësh. Në kuadër të vizitës janë paraparë takime me presidentin Tharman Shanmugaratnam dhe kryeministrin Lawrence Wong.
Gjermania dhe Singapori kanë një bashkëpunim shumëvjeçar në valën e mbrojtjes, tregtisë dhe kërkimeve shkencore.
Në Singapor punojnë rreth 2.400 kompani gjermane, të cilat punësojnë rreth 45 mijë persona, tregojnë të dhënat e Qeverisë gjermane. Shkëmbimi vjetor tregtar dypalësh vlerësohet në 13,2 miliardë dollarë. Gjermania është partneri më i madh tregtar evropian i Singaporit.
Në kuadër të turneut aziatik, Merz do të vizitojë gjithashtu Japoninë dhe Korenë e Jugut. Kjo është vizita e tij e tretë në Azi që nga marrja e detyrës në pranverën e vitit të kaluar.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.