Mesazhi i Calit nga Haga emocionon protestuesit: Jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës. Protestave ka net që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtë...

shtator 30, 2026 - 01:00
Mesazhi i Calit nga Haga emocionon protestuesit: Jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë
Familjarët skeptikë se Cali do të marrë pjesë në varrimin e babait

Familjarët skeptikë se Cali do të marrë pjesë në varrimin e babait

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës.

Protestave ka net që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtësisht, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht djali i Calit sonte solli në mesin e protestuesve mesazhin e babait të tij.

Cali po i përcjell protestat nga Haga dhe sonte pati disa fjalë për pjesëmarrësit.

“Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci. E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë së UÇK-së, lirisë dhe demokracisë. Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë. Me respekt dhe dashuri për ju, ju përshëndes. Cali” thuhet në mesazhin e tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.