Meteorologu Rugova: Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave. Siç tha Rugova, temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagji...

gusht 21, 2026 - 11:00
Meteorologu Rugova: Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave.

Siç tha Rugova, temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagjinit, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, temperaturat mund të shkojnë deri në 39, e mund t’i afrohen edhe 40 gradë Celsius.

“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani”, tha Rugova në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se këto temperatura, ndonëse të larta, nuk janë të jashtëzakonshme për muajin gusht.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.