Metorologu i njohur tregon kur pritet të bien temperaturat në vendin tonë
Meteorologu Mendim Rugova, ka folur rreth parashikimit të motit për muajin shtator. Përgjatë dy javëve të ardhshme, Rugova thekson se temperaturat do të shënojnë rënie. Sa i përket muajit gusht, Rugova tha se temperaturat gjatë kësaj periu...


Meteorologu Mendim Rugova, ka folur rreth parashikimit të motit për muajin shtator.
Përgjatë dy javëve të ardhshme, Rugova thekson se temperaturat do të shënojnë rënie.
Sa i përket muajit gusht, Rugova tha se temperaturat gjatë kësaj periudhe kaluan në rekord.
“Gjatë ditëve të ardhshme, pra dy javët e ardhshme temperaturat pak do të zbresin, mirëpo sërish kah Evropa është njëfarë kupole e nxehtësisë, që pritet të reflektohet pastaj në fundjavë. Sidomos ditën e shtunë po presim temperatura të larta, deri në 36 gradë në disa pjesë të vendit. Së paku deri kah mesi i javës së ardhshme po parashihet me pasë intervale me diell, temperaturat mbesin ende të larta dhe tek prej datës 10 apo 11 shtatorit, po parashihet që të kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore, për këtë sezon vjeshtor, së paku temperaturat deri në 25-28 gradë”, tha ai në Klan Kosova.
Po ashtu, meteorologu tha se ka mundësi që viti 2027 të jetë edhe më i nxehtë se ky vit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.