Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqip – Jo vetëm Jurisprudenca, por edhe Noteria e Përmbarimi!
Mevlan Ademi, njëri nga iniciuesit e protestave studentore për të drejtën e dhënies së provimeve shtetërore në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar se pas më shumë se dy vitesh pritje, bashkë me Kryetarin e Parlamentit Stu...
Mevlan Ademi, njëri nga iniciuesit e protestave studentore për të drejtën e dhënies së provimeve shtetërore në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar se pas më shumë se dy vitesh pritje, bashkë me Kryetarin e Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, kanë ridorëzuar kërkesën zyrtare drejtuar institucioneve.
Ademi thekson se kësaj radhe fronti i kërkesave është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë jo vetëm Provimin e Jurisprudencës, por edhe provimet për noterë, përmbarues dhe çdo provim tjetër shtetëror që vazhdon të mbahet padrejtësisht vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim të hapur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Postimi i plotë:
Pas më shumë se dy vitesh, sot, së bashku me Kryetarin e Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, ridorëzuam kërkesën tonë. 
Këtë herë, kërkesa përfshin jo vetëm Provimin e Jurisprudencës, por edhe provimet për noter, përmbarues dhe të gjitha provimet shtetërore që, në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, vazhdojnë të organizohen vetëm në gjuhën maqedonase.
Studentët shqiptarë nuk duhet të diskriminohen. Duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u arsimuar, për t’u certifikuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e vet.
Institucionet kanë detyrimin të zbatojnë ligjin, të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të respektojnë gjuhën e një populli shtetformues.
Gjuha shqipe nuk është privilegj. Është e drejtë e garantuar me ligj dhe një realitet i pamohueshëm i këtij shteti.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.