Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim (FOTO)

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se kanë nisur aktivitetet në terren për realizimin e projektit për zgjerimin e Bulevardit “Cvetan Dimov”. Ekipet e komunës, së bashku me ekspertë gjeodezikë, po përcaktojnë trasenë e saktë...

tetor 5, 2026 - 17:30
Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim (FOTO)

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se kanë nisur aktivitetet në terren për realizimin e projektit për zgjerimin e Bulevardit “Cvetan Dimov”.
Ekipet e komunës, së bashku me ekspertë gjeodezikë, po përcaktojnë trasenë e saktë të bulevardit.

Sipas Mexhitit, projekti pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen e Çairit me Butelin, Shutkën dhe komunat përreth.

“Premtimet kanë vlerë vetëm kur shndërrohen në punë konkrete. Bulevardi ‘Cvetan Dimov’ tashmë po kalon nga premtimi në realizim”, deklaroi Mexhiti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.