Mexhiti e Kasami me mesazh: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Në një reagim të përbashkët, Mexhiti dhe Kasami thekso...

shtator 16, 2026 - 01:30
Mexhiti e Kasami me mesazh: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në një reagim të përbashkët, Mexhiti dhe Kasami theksojnë se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, dinjitet dhe çlirimin e Kosovës, duke shprehur pritjen që procesi të përfundojë me një vendim të drejtë.

“Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin, viktima me dhunuesin, ndërsa sakrifica për çlirimin e Kosovës nuk duhet të kthehet në agjendë politike për kundërshtuesit e pavarësisë dhe shtetshmërisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas Mexhitit dhe Kasamit, liria e Kosovës është rezultat i sakrificës, guximit dhe përkushtimit të atyre që luftuan për çlirimin e vendit.

“Momenti i së vërtetës po afron. Për ne, liria e Kosovës nuk është thjesht një fjalë, është amanet”, shprehen bashkëkryetarët e VLEN-it.

Në fund të reagimit, ata përcjellin mesazhin e fortë: “Për lirinë, drejtësinë, dinjitetin, për Kosovën”.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.