Mexhiti nga Bërvenica: Këtu nis rrugëtimi i ri për një të ardhme më të mirë!

Koalicioni VLEN ka hapur sonte zyrtarisht shtabin e saj lokal në Komunën e Bërvenicës, ku është prezantuar edhe kandidati për kryetar komune, Jakup Huseini. Në këtë tubim hapës, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka kërkuar mbështetjen...

shtator 18, 2026 - 01:00
Mexhiti nga Bërvenica: Këtu nis rrugëtimi i ri për një të ardhme më të mirë!

Koalicioni VLEN ka hapur sonte zyrtarisht shtabin e saj lokal në Komunën e Bërvenicës, ku është prezantuar edhe kandidati për kryetar komune, Jakup Huseini.
Në këtë tubim hapës, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke e vlerësuar lartë figurën e Huseinit si një njeri të lidhur ngushtë me komunitetin dhe problemet e tij.
“Jakupi është i Bërvenicës. E njeh mirë këtë vend. I njeh njerëzit dhe hallet e tyre. Për vite me radhë ka qenë i lidhur me jetën e kësaj komune dhe ka kontribuar për Bërvenicën, edhe pa pasur një post,” theksoi Mexhiti para të pranishmëve.
Ai nënvizoi se shërbimi ndaj vendit nuk nis nga titujt apo postet, por nga puna, vullneti dhe përkushtimi i përditshëm.
Sipas drejtuesit të VLEN-it, kandidati i tyre hyn në këtë garë me një vizion të qartë dhe të prekshëm për zhvillimin e komunës.
“Më shumë zhvillim. Më shumë punë. Më shumë mundësi për qytetarët. Sonte nisëm bashkë një rrugëtim të ri. Për Bërvenicën, për njerëzit e saj dhe për një të ardhme më të mirë,” përfundoi fjalën e tij Mexhiti, duke shënuar kështu fillimin e rrugëtimit zgjedhor në këtë zonë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.