Mexhiti nga Çellopeku: Jakup Huseini nuk është vet, synimi i tij është zgjidhja e problemeve të qytetarëve
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë takimit me banorët e Çellopekut, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, theksoi se përparësia e kandidaturës së tij është mbështetja që ka dhe angazhimi për...
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë takimit me banorët e Çellopekut, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, theksoi se përparësia e kandidaturës së tij është mbështetja që ka dhe angazhimi për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Mexhiti tha se Huseini nuk synon ta përdorë komunën si trampolinë për politikën ditore, por ta vërë atë në shërbim të banorëve dhe nevojave të tyre konkrete.
“Përparësia e Jakupit është se Jakupi nuk është vet. Përparësia e Jakupit është se nuk e ka qëllimin ta marrë komunën dhe komuna të bëhet një trampolinë për politikën ditore, për të prodhuar llafe, muhabete e përçarje, por thjesht ai do të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se fokusi i qeverisjes së Huseinit do të jetë përmirësimi i standardit të jetesës, infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, si dhe krijimi i kushteve më të mira për fëmijët.
“Për një standard më të mirë të qytetarëve, për infrastrukturë më të mirë, për shkolla më të mira, për shëndetësi më të mirë, për çerdhe”, u shpreh Mexhiti para banorëve të Çellopekut.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.