Mexhiti nga Çuçer Sandeva: Vazhdojmë fuqishëm!

Zv.kryeministri i parë dhe drejtuesi i partisë Lëvizja Demokratike, ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të degës partiake në Çuçer Sandevë, prej ku ka thënë se partia e tij po zgjërohet çdo ditë. “Vazhdojmë fuqishëm! Sot, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, morëm pjesë në mbledhjen themeluese të degës së Lëvizjes Demokratike […]

shkurt 9, 2025 - 23:00
 0  4
Mexhiti nga Çuçer Sandeva: Vazhdojmë fuqishëm!

Zv.kryeministri i parë dhe drejtuesi i partisë Lëvizja Demokratike, ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të degës partiake në Çuçer Sandevë, prej ku ka thënë se partia e tij po zgjërohet çdo ditë.

“Vazhdojmë fuqishëm!

Sot, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, morëm pjesë në mbledhjen themeluese të degës së Lëvizjes Demokratike në Çuçer Sandevë. Me mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe anëtarësia, për kryetar të degës u zgjodh Behar Iseni, një figurë e përkushtuar dhe me vizion të qartë politik.

Lëvizja Demokratike po zgjerohet çdo ditë, duke forcuar strukturat e saj në çdo vendbanim shqiptar. Kjo është një tjetër dëshmi e përkrahjes së madhe nga qytetarët dhe e besimit të tyre në vizionin tonë për përfaqësim dinjitoz dhe ndryshim të vërtetë”, ka shkruar Mexhiti.