Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti vizitën e tij në Strugë e ka përmbyllur me Shpëtim Pollozhanin, veprimtarin dhe ish të burgosurin e njohur politik strugan.

“Struga e ka bukurinë e vet, sidomos në mbrëmje, kur ulesh për një kafe në qendër të qytetit. Kështu e përmbyllëm ditën, me Mendi Qyrën dhe Shpëtim Pollozhanin, ish-i burgosur politik dhe veprimtar i palodhur për të drejtat e shqiptarëve, ka shkruar bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në fund të vizitës së tij në Strugë.

Mes takimeve e angazhimeve gjatë ditës, këto çaste kanë rëndësinë e vet. Me kohë për ta dëgjuar njëri-tjetrin, për të shkëmbyer mendime dhe për ta vazhduar bisedën pa ngut. Edhe këto biseda janë pjesë e lidhjes që duam ta ruajmë me Strugën dhe njerëzit e saj’, ka shkruar Mexhiti.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.