Mexhiti: Rona Nishliu vjen në Çair për një koncert të veçantë në festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, këtë të shtunë zhvilloi takim me këngëtaren e njohur shqiptare Rona Nishliu, e cila qëndroi në Shkup në kuadër të përgatitjeve për koncertin që do të mbahet me rastin e festave të Nëntorit. Koncer...

shtator 19, 2026 - 22:00
Mexhiti: Rona Nishliu vjen në Çair për një koncert të veçantë në festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, këtë të shtunë zhvilloi takim me këngëtaren e njohur shqiptare Rona Nishliu, e cila qëndroi në Shkup në kuadër të përgatitjeve për koncertin që do të mbahet me rastin e festave të Nëntorit.

Koncerti do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Çairit dhe do të jetë pjesë e programit kushtuar festave të Nëntorit, historisë dhe kulturës shqiptare.

“Takimet me artistë janë gjithmonë frymëzuese, por kur bëhen për të përgatitur një ngjarje kushtuar Nëntorit, historisë dhe kulturës sonë, marrin një rëndësi edhe më të madhe. Me Rona Nishliun po përgatitemi për një mbrëmje të veçantë, me muzikë, kulturë dhe atmosferën që festat e Nëntorit sjellin në Çair,” deklaroi Mexhiti.

Detajet për datën, vendin dhe programin e koncertit do të bëhen publike në vijim.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.