Mexhiti uron Shiroka-Pulën: Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet dhe institucione të forta

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe politik të vendit. Mexhiti tha se e njeh...

tetor 7, 2026 - 12:30
Mexhiti uron Shiroka-Pulën: Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet dhe institucione të forta

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe politik të vendit.
Mexhiti tha se e njeh Shiroka-Pulën për kontributin e saj intelektual dhe punën në fushën e ekonomisë.
“Është një intelektuale e dëshmuar dhe zgjedhja e saj nderon jo vetëm institucionin e Presidentit, por gjithë botën akademike”, shkroi Mexhiti.
Ai vlerësoi edhe konsensusin politik që mundësoi zgjedhjen e presidentes së re, duke përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha, maturinë dhe përgjegjësinë e treguar. Sipas Mexhitit, në këtë periudhë sfiduese Kosovës i nevojiten institucione të forta, stabilitet dhe unitet politik.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.