Mickoski dhe Nikolloski ndjekin fillimin e ndërtimit të autostradës Bukojçan – Kërçovë

Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçan – Kërçovë. Për sot është caktuar filimi zyrtar i nëdrtimit ku do të marrin pjesë kryeministri, Hristian Mickoski, zëvendëskryeminitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Nd...

tetor 12, 2026 - 12:30
Mickoski dhe Nikolloski ndjekin fillimin e ndërtimit të autostradës Bukojçan – Kërçovë

Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçan – Kërçovë. Për sot është caktuar filimi zyrtar i nëdrtimit ku do të marrin pjesë kryeministri, Hristian Mickoski, zëvendëskryeminitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë sshtetërore, Koce Trajanovski.

Ky aks i autostradës është pjesë e Korridorit 8 i cili i lidhë grykën malore Strazhë me Kërçovën.

Projekti duhet të realizohet në dy faza – e para e përfshin trasenë nga fshati Cërvevci deri në Kërçovë, ndërsa e dyta nga Strogomishta e Poshtme deri në Cërvevci.

Mjetet janë siguruar përmes kredisë nga Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) dhe grante nga Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për mbikëqyrje ndaj punimeve u bë më 30 shtator të këtij viti mes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore dhe Konsorciumit të kryesuar nga Instituti ndërtimor Maqedoni SHA Shkup, DIVI Maqedonia SHPK Shkup dhe GEING SHPK Shkup.

The post Mickoski dhe Nikolloski ndjekin fillimin e ndërtimit të autostradës Bukojçan – Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.