Mickoski e Kurti takohen në Nju Jork. Ja çfarë biseduan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për zhvillim të përbashkët. Mickoski, përme...

shtator 23, 2026 - 21:30
Mickoski e Kurti takohen në Nju Jork. Ja çfarë biseduan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për zhvillim të përbashkët.

Mickoski, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se me Kurtin kanë diskutuar edhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit.

“Zhvillova takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin e dy vendeve tona”, shkroi Mickoski.

Ai shtoi se të dyja palët do të vazhdojnë dialogun e hapur dhe konstruktiv, me synim, siç theksoi, ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të ndërlidhur dhe prosperues.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.