Mickoski: Energjia elektrike nuk pritet të shtrenjtohet, po shqyrtojmë edhe uljen
Qeveria nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa paralelisht po shqyrton mundësinë që në të ardhmen çmimi të ulet, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, institucionet janë duke përgatitu...
Qeveria nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa paralelisht po shqyrton mundësinë që në të ardhmen çmimi të ulet, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski.
Sipas tij, institucionet janë duke përgatitur një metodologji të re për çmimin e energjisë elektrike, me synimin që tarifat aktuale fillimisht të mbahen në të njëjtin nivel.
“Për energjinë elektrike po përgatisim një metodologji me të cilën do të përpiqemi, të paktën, ta ruajmë të njëjtin çmim. Pse të mos përpiqemi edhe ta bëjmë më të lirë?”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri tha se vlerësimet e Qeverisë për furnizimin me energji janë pozitive dhe se vendi, sipas tij, e pret një sezon dimëror të qëndrueshëm.
“Pavarësisht të gjitha sfidave, sot mund të them se situata është e qëndrueshme. Do të kemi një dimër të qëndrueshëm”, tha ai.
Mickoski theksoi gjithashtu se, që nga marrja e mandatit nga Qeveria aktuale, amvisëritë nuk janë përballur me rritje reale të çmimit të energjisë elektrike.
Në këtë drejtim, Qeveria synon që përmes metodologjisë së re të ruajë stabilitetin e çmimeve, ndërsa si mundësi mbetet edhe ulja e tyre, nëse krijohen kushtet e nevojshme në sektorin energjetik. Gazeta Flaka
The post Mickoski: Energjia elektrike nuk pritet të shtrenjtohet, po shqyrtojmë edhe uljen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.