Mickoski i drejtpërdrejt: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës mbetet në maqedonisht!
“Kështu që, sistemi gjyqësor në Maqedoni mbetet franca lingua, përkatësisht gjuhë, ku, gjuha maqedonase është gjuha zyrtare“. Kështu, I prerë, është shprehur kryeministrit Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me kërkesat e studentëve shqiptar...
“Kështu që, sistemi gjyqësor në Maqedoni mbetet franca lingua, përkatësisht gjuhë, ku, gjuha maqedonase është gjuha zyrtare“. Kështu, I prerë, është shprehur kryeministrit Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe reagimet e tyre ndaj propozimit të ofruar.
Mickoski tha se në sistemin gjyqësor duhet të respektohet parimi franca lingua, përkatësisht përdorimi i një gjuhe të përbashkët, e cila, siç theksoi ai, në Maqedoni të Veriut është maqedonishtja.
“Unë nuk i di se cilat janë përqindjet dhe si i llogarisin atje. Qëndrimi i Qeverisë është i qartë. Sistemi gjyqësor në Maqedoni është një gjë, ndërsa e drejta për ta përfunduar arsimin e lartë në gjuhën amtare është diçka tjetër. Kështu që askush nuk e konteston të drejtën për ta përfunduar arsimin e lartë në gjuhën në të cilën shteti e ka mundësuar këtë”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se arsimi i lartë në fakultetet juridike në vend zhvillohet edhe në tri gjuhë të tjera, përveç maqedonishtes. Për këtë arsye, sipas tij, pjesa me shkrim e provimit të jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën në të cilën është themeluar arsimi i lartë.
“Për ne si Qeveri, siç kam thënë shumë herë në të kaluarën, është logjike që pjesa me shkrim e provimit të jepet në gjuhën në të cilën është formuar arsimi i lartë, ndërsa pjesa me gojë, ku simulohen një kontest civil dhe një kontest penal, përbën një simulim para sistemit gjyqësor. Kjo nënkupton të drejtën, përkatësisht drejtësi” tha Mickoski.
Mickoski iu referua edhe rekomandimit të Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se duhet të respektohen qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare.
The post Mickoski i drejtpërdrejt: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës mbetet në maqedonisht! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.