Mickoski i injoron, Ambasada shqiptare i nderon: Respekt për sportistët shqiptarë
Ndërsa sportistët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut vazhdojnë të shpërfaqin talent dhe përkushtim në fushat ndërkombëtare, ata shpeshherë mbeten të anashkaluar nga institucionet shtetërore në vendin e tyre. I tillë The post Mickoski i injoron, Ambasada shqiptare i nderon: Respekt për sportistët shqiptarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ndërsa sportistët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut vazhdojnë të shpërfaqin talent dhe përkushtim në fushat ndërkombëtare, ata shpeshherë mbeten të anashkaluar nga institucionet shtetërore në vendin e tyre. I tillë është rasti i futbollistit të ri Nedim Bajrami, i cili nuk mori asnjë vëmendje nga Kryeministri Hristijan Mickoski, por u nderua me respekt nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, trasnmeton Flaka Media
Ambasadori Denion Mejdani priti sot në ambientet e ambasadës Nedimin, duke e quajtur “një djalë shembullor, brenda dhe jashtë fushës”. Me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe me zemrën kuqezi, Nedim Bajrami është vlerësuar për përkushtimin, karakterin dhe sportivitetin që përfaqëson.
“Jo gjithmonë na vlerësojnë si më të mirët, por më të mirë se ne… nuk ka,” shkroi ambasadori Mejdani në një postim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me foto dhe mesazhe krenarie për kontributin e sportistit shqiptar.
Ky gjest simbolik nga Ambasada e Shqipërisë vjen në një kohë kur mungesa e përfshirjes dhe përkrahjes institucionale për sportistët shqiptarë nga ana e qeverisë maqedonase, vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në opinionin publik.
Sportistët shqiptarë, përkundër vështirësive dhe shpesh edhe mungesës së përkrahjes zyrtare, po vazhdojnë të jenë ambasadorë të vërtetë të vlerave dhe krenarisë kombëtare.
Ky gjest i ambasadorit, mund të kuptohet edhe si një porosi diplomatike ndaj qeverisë në Shkup. Flaka Media
The post Mickoski i injoron, Ambasada shqiptare i nderon: Respekt për sportistët shqiptarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
