Mickoski ka plan për minimizimin e ndotjes së ajrit
Në kuadër të debatit mbikëqyrës në Kuvend kushtuar ndotjes së ajrit, Kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjes së deputetes Ollga Llozanovska për ndikimin e transportit në ndotjen e ajrit, i The post Mickoski ka plan për minimizimin e ndotjes së ajrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në kuadër të debatit mbikëqyrës në Kuvend kushtuar ndotjes së ajrit, Kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjes së deputetes Ollga Llozanovska për ndikimin e transportit në ndotjen e ajrit, i cili sipas analizave është ndotësi i dytë më i madh. Në debatin mbikëqyrës u theksua se transporti hekurudhor jo vetëm që është ekonomikisht më efikas, por gjithashtu ka implikime më të vogla në ndotjen e ajrit, dhe Qeveria po ndërmerr një sërë masash në këtë drejtim me qëllim furnizimin me mjete moderne ekologjike për transport publik dhe modernizimin e sistemit hekurudhor në shtet.
Si Qeveri kemi filluar dhe tashmë është në fazën përfundimtare, përmes Ministrisë së Transportit, publikimi i furnizimit publik përmes të cilit do të blihen 120 autobusë elektrikë. Vlerësoj se kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për komunat e tjera që kanë transportin publik të organizuar dhe të njëjtët do të dhurohen proporcionalisht nga Qeveria, sigurisht me të gjithë infrastrukturën për mbushjen e atyre autobusëve – tha Kryeministri.
Ai shtoi se në procedurë qeveritare është harmonizimi i tarifave doganore me BE-në në pjesën që ka të bëjë me importin e veturave dhe autobusëve.
Për ato sisteme me bateri, të njohura në profesion si rezervuarë për mbushjen me energji elektrike, deri tani kemi një normë doganore prej 15%, ndërsa BE-ja ka 2.7%. Kjo do të thotë që automatikisht çdo person që dëshiron të investojë dhe të kontribuojë për një mjedis më të shëndetshëm, paguan shumë më tepër se kolegët e tyre në BE. Ka një sërë masash në këtë drejtim. Gjithashtu, këtu përfshihet edhe ndërtimi i korridoreve hekurudhore 10 dhe 8, ku për fat të keq, nga ana e fqinjëve tanë është kushtuar shumë pak vëmendje Korridorit 8, por shpresoj që edhe ata së shpejti do të bëhen të vetëdijshëm se ky korridor duhet të vihet në lëvizje në pjesën që ka të bëjë me infrastrukturën hekurudhore. Ne planifikojmë modernizimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore nga Shkupi deri në Gostivar, si dhe modernizimin dhe rikonstruimin e hekurudhës së Korridorit 10 nga Tabanovci deri në Gjevgjeli, me ndërtimin e një binari të ri, që do të thotë se do të kemi dy linja hekurudhore. Punët po ecin përpara. Nuk mund t’i përfundojmë brenda natës të gjitha ato që kanë qëndruar pezull për dekada, por vlerësoj se në këto 11 muaj shumë prej tyre janë vënë në lëvizje – konkludoi Kryeministri Mickoski.

Mickoski, gjatë debatit mbikëqyrës në Kuvend kushtuar mjedisit jetësor, në përgjigje të pyetjes së deputetes Karolina Nastovska në lidhje me kontributin e amvisërive në ndotjen e ajrit në qytetet më të mëdha dhe mënyrën se si të zgjidhet ky problem, theksoi:
“Nuk ka mënyrë tjetër, përveç asaj për të cilën tashmë e kam thënë. Ajo është që të kemi ngrohje qendrore të kontrolluar nga larg. Nuk ekziston mënyrë tjetër. Ose nëse vazhdojmë me procesin e gazifikimit sekondar dhe tercial, për të sjellë gazin deri te amvisëritë, e më pas të instalohen kaldaja me gaz, të cilat do të prodhojnë ujë të ngrohtë për ngrohjen e shtëpive. Aty ku tani përdoren dru, ose në disa vende përdoret vaj ekstra i lehtë për djegie, naftë etj., ose ngrohje të kontrolluar nga larg.
Si mund ta realizojmë këtë? Vetëm me një qasje të organizuar. Mënyra e dytë është, nëse i qasemi problemeve në mënyrë të pjesshme, për të cilën nuk jam përkrahës i madh, është të subvencionojmë instalimin e pajisjeve inverter-klima, ose të subvencionojmë pompa termike, të cilat do të instaloheshin në shtëpitë e tyre e me të cilat ata më tutje do të prodhonin ngrohje dhe ftohje për shtëpinë. Kur bëhet fjalë për ngrohjen, unë jam më shumë për ngrohjen e kontrolluar nga larg – ndoshta do të kërkojë më shumë kohë, por kur kjo të përfundojë, do të thotë se me siguri do të kemi ngrohje të kontrolluar nga larg dhe sigurisht kemi burimin më të lirë për ngrohjen e shtëpive tona.”
Në pyetjen e deputetes nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Gracija Bakraçeska, nëse në periudhën nga sot deri në 9 vitet e ardhshme, pritet përmirësim i cilësisë së ajrit dhe a po bëhet diçka për të mbrojtur fëmijët, kategoritë më të cenueshme, Kryetari i Qeverisë theksoi se të gjitha masat dhe projektet e përmendura më parë nuk mund të ndahen në kategori të veçanta të qytetarëve, por i përfshijnë të gjithë.
Të gjitha masat për të cilat diskutuam më parë nuk përjashtojnë asnjë qytetarë, nënkuptohet se në këtë drejtim do të kenë efekt edhe për kategoritë më të cenueshme të fëmijëve dhe të sëmurëve. Nuk mund t’i shohim gjërat tani pjesërisht, duhet t’i shohim këto masa të marra nga Qeveria në tërësi.
Në përgjigjen e pyetjes së deputetes Bakraçeska, Kryetari i Qeverisë Mickoski shprehu përsëri keqardhje që për dekada të tëra nuk është bërë asgjë për këtë temë dhe këtë problem, por është përdorur vetëm një retorikë e thjeshtë, siç konstaton ai, se e njëjta duhet të ndalet dhe gjërat duhet të fillojnë të bëhen siç duhet.
Dhe do ta përsëris, nuk është vetëm ajri, po flasim për një mjedis jetësor më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm. Kjo do të thotë që nuk duhet të kemi deponi të paligjshme mbeturinash, që çdo amvisëri duhet të ketë qasje në ujë të pijshëm dhe se duhet të kemi një sistem të organizuar për depozitimin e ujërave të zeza. Të gjitha këto janë shkaqe, të gjitha këto janë probleme me të cilat duhet të përballemi. Vetëm 11% e territorit është e mbuluar nga menaxhimi i ujërave të zeza, do ta kuptoni për çfarë po flas, përfundoi Kryeministri Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetje se si Qeveria planifikon të merret me pluhurin inert dhe të ndërtimit, theksoi se e vetmja mënyrë për ta zgjidh problemin me pluhurin është rritja e disiplinës tek ata që e krijojnë atë, ndërsa nga ana tjetër, që qytetarët të raportojnë nëse vërejnë sjellje të tilla devijante në mënyrë që Inspektorati i Ndërtimit të mund të dalë në vendngjarje dhe ta konstatojë të njëjtën.
“E vetmja mënyrë këtu është të rritet disiplina e atyre që e krijojnë atë pluhur. Këto janë më shpesh kompanitë që kryejnë aktivitete ndërtimi dhe mendoj se disiplina nuk është në një nivel të lartë”, theksoi Mickoski.
Ai gjithashtu i inkurajoi qytetarët të raportojnë çdo sjellje devijante të kësaj natyre në mënyrë që të tejkalohet ky problem.
“I inkurajoj edhe qytetarët të denoncojnë raste të tilla të sjelljes devijante dhe që Inspektorati i Ndërtimit të shkojë në vendngjarje dhe ta konstatojë këtë, sigurisht, në një mënyrë të tillë që një dukuri e tillë të mund të parandalohet. Por nga ana tjetër, duke i gjelbëruar ato zona, këto janë dy mënyrat se si mund ta luftojmë. Nuk ka mënyrë të tretë, dhe nuk ka asnjë mënyrë të tretë të njohur në praktikë. Kështu që shpresoj që kjo disiplinë të përmirësohet shumë shpejt”, konkludoi Mickoski.
Nuk duhet t’i fajësojmë amvisëritë, sepse ato nuk kanë alternativë, për fat të keq, askush deri tani nuk u ka siguruar një alternativë, e po të kishin, trajtimi i kësaj çështjeje do të ishte ndryshe dhe punojmë në atë që të sigurojmë alternativë për amvisëritë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski sot në debatin mbikëqyrës në Kuvend për ndotjen e ajrit.
Kryeministri Mickoski shtoi se zakonisht ajo alternativë është ngrohja qendrore, ndërsa për momentin vetëm një pjesë e Shkupit ka një mënyrë të tillë ngrohjeje përmes ngrohjes qendrore dhe ka përpjekje individuale në komuna ku po instalohen kaldaja me gaz për ngrohjen e objekteve publike.
Por nuk ka ngrohje qendrore të kontrolluar nga larg për amvisëritë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse njerëzit më së shpeshti përdorin lëndë djegëse fosile, por jo rrallë përdorin praktikisht gjithçka. Nga vaj i djegur, goma të përdorura, mobilie të vjetra dhe pajisje shtëpiake për të ngrohur shtëpitë e tyre. Kjo mund të tejkalohet vetëm në një mënyrë – nëse realizohen këto projekte dhe nëse punohet në vetëdijesimin e të gjithë faktorëve në shoqëri. Në vitet që vijojnë, një pjesë e këtyre projekteve për disa komuna do të realizohen dhe do të sigurojnë një ambient jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi gjithashtu se në këtë drejtim janë edhe subvencionet për instalimin e kaldajave efikase me gaz në objekte publike, si dhe për pompat termike dhe gjeotermale.
Si qeveri jemi angazhuar dhe jemi në fazë të avancuar për zhbllokimin e një kredie nga Banka Botërore që të jemi një qeveri mike ndaj ambientit jetësor përmes rikonstruktimit të objekteve publike. Shumë gjëra po ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin, deklaroi kryeministri Mickoski. Flaka
The post Mickoski ka plan për minimizimin e ndotjes së ajrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .