Mickoski në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike
Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u ka uruar festën të gjithë pjesëtarëve të komunitetit boshnjak, përcjell TV21. “Diversiteti ynë është forca jonë, ndërsa bashkëjetesa, respekti i ndërsjellë d...
Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u ka uruar festën të gjithë pjesëtarëve të komunitetit boshnjak, përcjell TV21.
“Diversiteti ynë është forca jonë, ndërsa bashkëjetesa, respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi janë themelet mbi të cilat ndërtojmë shtetin tonë”, shkroi sot në një postim në Facebook kryeministri.
Në postim thuhet se boshnjakët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike, me identitetin, traditën dhe kontributin e tyre të pasur kulturor në zhvillimin e shtetit.
“Ju uroj shëndet, sukses dhe mirëqenie, me bindjen se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, respekt dhe besim”, ka porositur kryeministri.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.