Mickoski në Mal të Zi, me Merzin në fokus ekonomia dhe integrimi në BE
Kryeministri Hristijan Mickoski merr pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ku do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Friedrich Merz. Në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutohen bashkëpunimi ekono...
Kryeministri Hristijan Mickoski merr pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ku do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Friedrich Merz.
Në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutohen bashkëpunimi ekonomik, siguria rajonale, konkurrueshmëria dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian.
Mickoski do të prezantojë qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për këto çështje në seancën kryesore të samitit, që mbahet në Sveti Stefan.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.