Mickoski në Pustec, nuk ekzekutohet himni shqiptar! Kolefski kërkon falje
e Festivalit Folklorik Maqedonas në Pustec u shoqërua me një incident protokollar. Në ceremoninë ku morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, u ekzekutua vetëm himni...
e Festivalit Folklorik Maqedonas në Pustec u shoqërua me një incident protokollar. Në ceremoninë ku morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, u ekzekutua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa mungoi himni kombëtar shqiptar.
Ngjarja ka shkaktuar reagime, ndërsa kryebashkiaku Pali Kolefski ka kërkuar ndjesë për situatën. Ai ka sqaruar se Bashkia Pustec nuk ishte organizatore e aktivitetit, por se më herët u kishte kërkuar organizatorëve që në ceremoninë e hapjes të përfshihej edhe himni shqiptar.
“I kam kërkuar programin zyrtar ku më kanë thënë që ka këngë e valle tradicionale maqedonase dhe do hapet me himnin maqedonas. Ja kam kërkuar që në momentin që do ekzekutohet himni maqedonas, duhet të jetë patjetër edhe himni shqiptar sepse është në çdo protokoll, në çdo pritje zyrtare ose hapje të ceremonive zyrtare. Duhet patjetër të jetë dhe himni i shtetit sepse ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni. Kërkoj ndjesë vërtet pavarësisht se nuk më takon mua sepse s’kam qenë organizator si bashki e Pustecit, si organizatore e këtij aktiviteti”, u shpreh Kolefski.
Video: https://www.facebook.com/share/r/19cHsWP5E5/
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.