Mickoski nga Gjevgjelia: Qeveria ka ndarë rreth gjysmë miliard euro për mbi 1.200 projekte

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria deri më tani ka ndarë rreth gjysmë miliard euro për më shumë se 1.200 projekte në komunat e vendit, duke paralajmëruar mbështetje të mëtejshme për investimet kapitale. Duke folur gjatë ...

shtator 5, 2026 - 17:00
Mickoski nga Gjevgjelia: Qeveria ka ndarë rreth gjysmë miliard euro për mbi 1.200 projekte

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria deri më tani ka ndarë rreth gjysmë miliard euro për më shumë se 1.200 projekte në komunat e vendit, duke paralajmëruar mbështetje të mëtejshme për investimet kapitale.

Duke folur gjatë një aktiviteti në Gjevgjeli, Mickoski tha se projektet janë në faza të ndryshme të realizimit – një pjesë janë përfunduar, disa janë në përfundim, ndërsa të tjerat kanë nisur.

“Deri më tani, si Qeveri kemi ndarë rreth gjysmë miliard euro për më shumë se 1.200 projekte, të cilat janë përfunduar, janë në përfundim e sipër ose që kanë filluar.”

Sipas kryeministrit, një pjesë e projekteve që financohen përmes mjeteve të decentralizuara pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti, ndërsa për vitin e ardhshëm paralajmëroi fonde të reja për komunat.

“Pres që deri në fund të vitit të përfundojë ky projekt nga mjetet e decentralizuara, përkatësisht nga Buxheti Qendror për komunat, ndërsa që vitin e ardhshëm të mendojmë për mjete të reja që do t’i ndajmë për komunat, për realizimin e investimeve kapitale që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.”

Mickoski theksoi se mbështetja e Qeverisë, sipas tij, nuk varet nga përkatësia partiake e pushteteve lokale.

“Ne, si Qeveri, i mbështesim komunat kudo, në të gjithë vendin.”

Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin mes pushtetit qendror dhe atij lokal, duke thënë se realizimi i projekteve të tilla kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve.

“Pa punë ekipore realizimi i projekteve të këtilla është i pamundur.”

Në fund, kryeministri e përgëzoi kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, këshilltarët, administratën komunale, deputeten nga kjo zonë dhe institucionet që kanë marrë pjesë në realizimin e projekteve.

“Edhe një herë, na qoftë me fat dhe u shtofshin projektet e këtilla.”

The post Mickoski nga Gjevgjelia: Qeveria ka ndarë rreth gjysmë miliard euro për mbi 1.200 projekte appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.