Mickoski nga Nju Jorku: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nga Nju Jorku ka folur për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në vend, duke vënë theksin te bashkëjetesa mes shqiptarëve, maqedonasve dhe komuniteteve të tjera. Në fjalimin e tij n...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nga Nju Jorku ka folur për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në vend, duke vënë theksin te bashkëjetesa mes shqiptarëve, maqedonasve dhe komuniteteve të tjera.
Në fjalimin e tij në mbrëmjen gala të Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Mickoski tha se ndihej i mirëpritur nga komuniteti shqiptar dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë të zhvillohen në frymë paqeje dhe uniteti.
“Vij nga një vend me shumë etni dhe besime, ku maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët, të krishterët dhe myslimanët, jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, unitet dhe kohezion. Jam krenar për këtë”, deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se përkatësia etnike apo fetare nuk duhet të jetë pengesë për kontributin ndaj shtetit, duke i krahasuar qytetarët me anëtarë të së njëjtës familje.
“Ne jemi një familje e madhe”, tha kryeministri. Gazeta Flaka
The post Mickoski nga Nju Jorku: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje e madhe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.