Mickoski para takimit me Von der Leyen: Jemi gati për dialog dhe zgjidhje

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria është e gatshme të bisedojë për çështjet që pengojnë rrugën eurointegruese të vendit dhe të kërkojë zgjidhje përmes dialogut. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për bllokimin e procesi...

shtator 30, 2026 - 14:30
Mickoski para takimit me Von der Leyen: Jemi gati për dialog dhe zgjidhje

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria është e gatshme të bisedojë për çështjet që pengojnë rrugën eurointegruese të vendit dhe të kërkojë zgjidhje përmes dialogut.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për bllokimin e procesit eurointegrues dhe pyetjes nëse kjo temë do të diskutohet në takimin e nesërm me Ursula von der Leyen, Mickoski tha se qëndrimi i tij tashmë është bërë i qartë.

“Qëndrimi dhe argumentet tona janë të qarta. Jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Mickoski.

Ai njëkohësisht kritikoi qëndrimet e opozitës, duke i cilësuar ato si “gjithnjë e më radikale”.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.