Mickoski premton: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, mund edhe të ulet
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të presin rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa tha se po punohet edhe për mundësinë e uljes së tij. Duke folur për çmimin e energjisë elektrike, Mickoski tha se ...
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të presin rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa tha se po punohet edhe për mundësinë e uljes së tij.
Duke folur për çmimin e energjisë elektrike, Mickoski tha se Qeveria po përgatit një metodologji që synon fillimisht ruajtjen e çmimit aktual, por edhe shqyrtimin e mundësisë për ta bërë atë më të lirë.
“Për energjinë elektrike po përgatisim një metodologji me të cilën do të përpiqemi, të paktën, ta ruajmë të njëjtin çmim. Pse të mos përpiqemi edhe ta bëjmë më të lirë?”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri tha se, sipas vlerësimeve të Qeverisë, vendi e pret një dimër të qëndrueshëm sa i përket furnizimit me energji.
Ai theksoi se që nga ardhja e kësaj qeverie në pushtet, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nuk ka pasur rritje reale, pavarësisht sfidave të mëdha në sektorin energjetik.
“Pavarësisht të gjitha sfidave, sot mund të them se situata është e qëndrueshme. Do të kemi një dimër të qëndrueshëm”, tha Mickoski.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.