Mickoski: Raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian është më i mirë se i vitit të kaluar, ka përparim të ndjeshëm në reforma
Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar se raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane është më i mirë në krahasim me atë të vitit të kaluar. Sipas tij, Komisioni Evropian ...
Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar se raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane është më i mirë në krahasim me atë të vitit të kaluar.
Sipas tij, Komisioni Evropian ka konstatuar përparim të ndjeshëm në zbatimin e agjendës së reformave, ndërsa vendi është ndër shtetet me rezultatet më të mira në kuadër të Instrumentit Evropian për Reforma dhe Rritje.
Në fjalimin e tij pas publikimit të raportit, Mickoski u drejtoi falënderime Komisionit Evropian për mbështetjen e proceseve reformuese, si dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, për bashkëpunimin dhe dialogun e hapur.
“Kemi një raport më të mirë se vitin e kaluar. Komisioni Evropian konstaton përparim të ndjeshëm në zbatimin e agjendës sonë të reformave dhe na radhit ndër vendet me rezultatet më të mira në kuadër të Instrumentit Evropian për Reforma dhe Rritje”, deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se mbështetja nga institucionet evropiane është e rëndësishme për vazhdimin e përpjekjeve reformuese dhe për përparimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, kryeministri shprehu falënderim për ambasadorin evropian për bashkëpunimin konstruktiv lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të shtetit.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.