Mickoski sfidon opozitën: Levica, LSDM-ja dhe BDI-ja mund të kërkojnë zgjedhje kur të duan
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se qeveria synon ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar, por theksoi se nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Alsat M, Mickoski tha se opozita...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se qeveria synon ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar, por theksoi se nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme.
Në një intervistë për Alsat M, Mickoski tha se opozita, përfshirë Levicën, LSDM-në dhe BDI-në, mund të kërkojë zgjedhje në çdo kohë.
Ai shtoi se çdo politikan, pavarësisht nëse është në pushtet apo në opozitë, duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për zgjedhje, pasi, sipas tij, nuk mund të parashikohet se kur mund të mbahen ato.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.